Fabian Lokaj shënoi golin e parë në kamponatin slloven. Sulmuesi shqiptar i cili luan me Koperin realizoi golin e fitores 1 – 0 në fushën e Kërka.

Futbollisti i përfaqësueses të 19-vjeçarëve kaloi në avantazh Koperin në minutën e 77’duke ndalur serinë e disfatave duke u larguar nga fund i tabelës.

Fabian Lokaj kaloi në kampionatin slloven nga skuadra zvicerane e Koinzit. Te Koperi luan edhe një tjetër shqiptar, mbrojtësi Hysen Memolla, i huazuar nga Verona.

Tv Klan