Shefi kryesor i teknologjisë së Facebook-ut do t’u premtojë deputetëve se rrjeti social do të ndërmarrë një nismë për t’i bërë shumë më transparente reklamat politike për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar.

Mike Schroepfer tha se kompania do të jetë gati të autorizojë reklamat në kohë për zgjedhje lokale të Anglisë dhe Irlandës së Veriut në Maj të viti 2019.

Facebook u angazhua më parë për të njëjtën nismë në SHBA më herët gjatë këtij viti. Schroepfer po merret në pyetje si pjesë e hetimit të Departamentit të Kulturës, Medias dhe Komitetit të Zgjedhur të Sportit.

Por politikanët duan gjithashtu të dinë më shumë rreth rrjedhjes së të dhënave në Facebook nga konsulenca politike Cambridge Analytica. Komiteti kishte dashur të dëgjonte nga themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.

Megjithatë, ai zgjodhi të dërgonte drejtuesit e tjerë për t’iu përgjigjur pyetjeve të politikanëve jashtë SHBA, duke dhënë dy ditë dëshmi në Uashington më herët gjatë këtij muajit./tvklan.al