isis-anchalee

Ky është padyshim momenti më i keq për të pasur emrin Isis. Një vajze nga San Fransisco, me profesion inxhiniere softuerësh e quajtur Isis Anchalee, rrjeti social Facebook i ka mbyllur llogarinë personale, pasi dyshonte se amerikanja Isis, ishte një përkrahëse e Shteit Islamik.

Përmes rrjetit tjetër social, Twitter, Isis Anchalee ka shprehur keqardhjen e saj. Jo nuk nuk do e ndryshoj emrin! – deklaroi ajo plot zemërim. Isis tha se ekipi i Zuckenbergut i ka mbyllur llogarinë sepse mendon se Isis është terroriste. E reja deklaroi se i ka dërguar edhe fotokopjen e pasaportës stafit të Facebook, në mënyrë që të vërtetojë identitetin e saj.

Rrëfimi i saj në Twitter u bë i famshëm në mbarë botën, çka detyroi stafin e Facebook të kërkojë falje dhe të bëjë të mundur kthimin e llogarisë së vajzës. Mesazhi i Isis Anchalee arriti të shpërndahej nga 1.500 përdorues të tjerë, në vetëm pak orë.

Pas kësaj ngjarjeje Isis ka ndërmarrë një fushatë që i ahtuquajturi Shteti Islamik, të identifikohet sipas emërtimit të tij në arabish, DAESH.

Tv Klan