Facebook po lançon një opsion për të ndihmuar njerëzit të gjejnë WiFi falas në mbarë botën.

Ndërsa Facebook filloi testimin e kësaj ideje vitin e kaluar, shërbimi ishte i disponueshëm vetëm në disa vende në pajisjet e Apple si një provë për të parë se sa mirë funksiononte.

Kompania njoftoi se kjo veçori do të shtrihet në mbarë botën në të dy platformat iOS dhe Android.

Kjo do të thotë se, gjatë kohës që do nuk do të keni mjaftueshëm internet, ose jeni në një zonë që nuk ka internet , Facebook do të ju t’ju drejtojë në vendin më të afërt që ka internet falas..

Të gjithë përdoruesit e Facebook do të kenë një opsion në telefonin e tyre që do ju tregojë sesi duhet të operojnë.

Kjo do jetë një sfidë për Google Maps, pasi do ti duhet të lokalizojë të gjithë ambientet që janë me WiFi falas.

Facebook ka mbi 2 miliard përdorues mujorë, të cilët krahasohen me 1.5 miliardë përdorues të YouTube, 1.2 miliardë përdorues të Whatsapp, 700 përdorues të Instagram dhe rreth 255 milion përdorues Snapchat./tvklan.al