Facebook po kalon periudhën më të vështirë që prej themelimit. Rrjeti social më i përdorur në botë, me pronar Mark Zuckerberg, u përfshi në një skandal me kompaninë e konsulencës “Cambridge Analytica”, të cilës Facebook i vuri në dispozicion rreth 50 milionë profile, që kompania rezulton se i ka përdorur për fushatë politike.

Përmes një postimi të gjatë në profilin e tij në rrjetin social, Zuckerberg tha se mbi të binte përgjegjësia që të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve u përdorën për të ushtruar ndikim në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. “

Ky rast nxori në pah disa probleme që rrjeti ka me të dhënat personale të përdoruesve”

, tha Zuckerberg.

Pavarësisht pretendimit nga Mark Zuckerberg, aksionet e rrjetit social në bursë morën tatëpjetën, duke humbur rreth 10%, e përkthyer në dhjetëra miliardë Dollarë. Komisioni Europian reagoi përmes komisioneres për drejtësinë, Vera Jourova, e cila tha se besimi i përdoruesve nuk kthehet me një postim, duke iu referuar deklarates së Zuckerberg.

Prokurorët amerikanë nisën hetimet për të hedhur dritë mbi këtë skandal. Ndërsa kundër gjigantit të rrjeteve sociale ka filluar një fushatë për mbylljen e tij. I pari ishte Brajan Acon, një prej themeluesve të Ëhatsapp, i cili bëri thirrje për braktisjen e Facebook.

Mark Zuckerberg është thirrur nga një komision parlamentar britanik, për të dhënë sqarime se përse dorëzoi te Cambridge Analytica të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve.

Tv Klan