Facebook ka deklaruar se do të bëjë ndryshime të mëdha sa i përket postimeve të fundit. Nga këto ndryshime preken kryesisht bizneset dhe mediat. Bëhet fjalë për përhapjen dhe masivizimin e lajmeve nga mediat, që përdorin Facebook si mjet informimi.

Rregullat e reja nga ky rrjet social mundësojnë që njerëzit të shikojnë më shumë postime të individëve dhe më pak postime nga agjencitë e lajmeve apo njoftime nga bizneset.

Këto ndryshime shoqërohen me aspekte të tjera rregulluese nga agjencitë e lajmeve, të cilat duhet të zbatojnë rigorozisht masat e reja.

Ndryshimet e rrjetit më të madh social vijnë pas kritikave të shumta, të cilat në fakt janë pranuar nga Mark Zuckerberg.

Në këtë mënyrë, do të ketë më pak postime nga bizneset dhe kompanitë mediatike. Gjithashtu do të reduktohet edhe numri i videove, të cilat Facebook i konsideron pasive.

Gjatë vitit të kaluar, ky rrjet social pati kritika të shuma për fenomenin e lajmeve të rreme, sidomos në zgjedhjet presidenciale amerikane.

/tvklan.al