FacebookEksperimenti më i fundit i rrjetit social më të madh në botë Facebook, ka të bëjë me manipulimin e postimeve që shfaqen në mur duke ndikuar dhe manipuluar kështu emocionet e përdoruesve të tij.

Grupi studimor – shkencor i Facebook pranoi publikisht se sëfundmi kanë kotrolluar postimet në “newsfeeds” duke shfaqur postime të trishta ose të gëzueshme për një kohë të caktuar në mënyrë që të monitoronin efektin që kanë tek njerzëzit.

Facebook doli në përfundimin se, nëse një përdoruesi iu ishin shfaqur më shumë postime negative, të gjitha postet e publikuara më pas nga ai ishin po negative. E njëjta gjë vlente edhe për ata përdorues që ishin ekspozuar ndaj postimeve “pozitive”.

Mund të duket e çuditshme por ka pikërisht këtë efekt.

Studimi në fjalë tregon se gjendja emocionale mund të transmetohet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe gjithashtu se Facebook mund të bëjë çfarë të ketë dëshirë me infot tuaja.

Facebook nuk ka nevojë të kërkojë për lejen tuaj. Ky rrjet social tashmë zotëron gjithçka tuajën që nga momenti i parë që hapët një llogari në të.

Edlira Kalaja