Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” këtë radhë vjen me historinë e dy kunatave. Erjola fajëson motrën e bashkëshortit të saj, Suelën dhe njerëzit e saj sepse bashkëshorti i saj, Berti prej 9 vitesh është shpallur në kërkim nga policia, pasi është shpallur fajtor nga gjykata si bashkëpunëtor i grupit të personave që kalojnë emigrantë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme dhe kryesisht i rëndon akuza se personi që ka transportuar ishte minoren. Familja e Erjolës dhe Bertit është shkatërruar, pasi ai është arratisur dhe fëmijët janë rritur pa të atin.

Suela rrëfen se Berti shoqëroi vjehrrën nga spitali në shtëpinë e saj në Patos, ku ndodhej gjithashtu nipi i bashkëshortit dhe kunata. Nipi 14-vjeçar i kërkoi vëllait të saj ta shoqëronte deri në Ballsh me makinë, pasi ai punonte si taksist, por Suela nuk e dinte që nipi dëshironte të emigronte në mënyrë ilegale. Nipi arriti në destinacion, por pak kohë më vonë u gjend nga policia. Kur iu kërkua të rrëfente se kush e kishte sjellë, ai tregon emrin e Bertit. Ndërkohë që ai e ka shoqëruar deri në Ballsh e jo në Sarandë, nga ku është nisur grupi i emigrantëve dhe është kthyer në shtëpinë e Suelës, ku ndodhej vajza e tij dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij në Roskovec.

Berti i frikësuar nga këto akuza është larguar duke u fshehur, por nëqoftëse ai do të ishte përballur me ligjin mund të ishte provuar e vërteta dhe të ishte zgjidhur kjo çështje. Por Erjola kërkon të dijë se si mund të dënohet një person që nuk ka qenë kurrë në vendngjarje dhe për më tepër pa qenë në dijeni të ngjarjes.

Eni Çobani shprehet se kjo akuzë nuk konfirmohet me prova shkresore dhe të faktuara nga prokuroria, por vetëm nga një dyshim. Kjo çështje është gjykuar dhe rigjykuar nga gjykata me vendime të ndryshme dhe ka shkuar deri në vendimin maksimal që është dënimi me 10 vjet, i cili është bazuar në prova jo të sakta. Tashmë çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe janë mbledhur prova se si këta persona kanë shkuar në Sarandë, të cilat nuk janë faktuar më parë.  

Erjola fajëson Suelën për gjithçka që ka ndodhur, pasi ajo nuk i kërkoi kunatit të saj dhe djalit të tij të dëshmonin të vërtetën, por lejoi që i vëllai të kalonte jetën në arrati, duke lënë bashkëshorten dhe fëmijët vetëm.  Ndërsa Suela justifikohet se ka këmbëngulur, por nuk e ka dëgjuar njeri.

Erjola e papunë ka rritur e vetme fëmijët e saj, pa mbështetjen e askujt. Ajo është munduar t’ja dalë duke bërë punë fshati në Roskovec, por edhe me ndihmën e fëmijëve të saj. Familja e Suelës ka patur detyrim moral të ndihmojë familjen e vëllait të saj, por ata janë treguar të gjithë indiferentë, duke lënë Erjolën dhe fëmijët e saj në mjerim!

Erjola pranon t’i japë dorën Suelës vetëm për hir të fëmijëve të saj sepse nuk dëshiron t’i ushqejë me urrejtje./tvklan.al