Lajmi se në Shqipëri qarkullon një paracetamol i infektuar me një virus vdekjeprurës, ka ngjallur panik edhe tek shqiptarët e veçanërisht tek përdoruesit e rrjeteve sociale. Por paracetamoli P-500 as që ka qarkulluar ndonjëherë në Shqipëri, ashtu sikundër nuk gjendet as sot. 

Dajana Roshi specialiste e sektorit të farmakovigjilencës: 

“Ky bar nuk rezulton të jetë i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, firma farmaceutike përgjegjëse e këtij bari  nuk rezulton të jetë mbajtës e autorizimit për tregtim të barit p-500 dhe asnjë prej barnave që ajo zotëron”.

Por edhe në vendet ku ky bar qarkullon, ekspertët thonë se ai nuk përben asnjë rrezik.

https://www.youtube.com//embed/M7EZlLEn-fQ

“Gjithashtu kemi verifikuar databasën e Bashkimit Europian, nga Qendra e Monitorimit Ndërkombëtar në Uppsala dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, por në asnjë prej tyre nuk raportohet për përmbajtje të virusit  në barin paracetamol”.

Sipas eksperteve, ky lajmi për paracetamolin e rrezikshëm që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, rezulton të jetë vetëm një “Fake news”.

Tv Klan