sinanajFakte të reja duket se kanë dalë në dritë për të arrestuarit nga policia, të akuzuar si autorë të një serei atentatesh me ekploziv dhe vrasjesh me pagesë.

Sipas të dhënave nga prokuroria, por të pakonfirmuara nga policia, një nga bashkëpunëtorët e Julian Sinanajt, i ka rrëfyer policisë të gjithë veprimtarinë kriminale të 30-vjeçarit. Ai ka treguar për një atentat që po përgatitej ndaj një biznesmeni të njohur në tregtinë e naftës në Durrës. Pagesa për këtë atentat do të ishte rreth 150 mijë euro. Edhe Julian Sinanaj mësohet se ka marrë përsipër autorësinë e disa ngjarjeve kriminale. Dëshmitë e tij për policinë shqiptare kanë tronditur edhe policinë greke. Gazeta “To Vima” shkruan se në arkivat e policisë greke, Sinanaj figuron i listuar vetëm për një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Sipas gazetës “To Vima”, nëse do të vërtetoheshin deklaratat e tij për organizimin e shpërthimit me eksploziv në gjykatën e Selanikut në vitin 2010 me urdhër të një politikani grek atëherë nuk është suprizë që të dalin në dritë të tjera veprimtari kriminale ku mund të jenë të përfshira edhe organizata kriminale të vendit fqinj.