guida_fallimento_dieta_g_01

Të marrësh një vendim për të mbajtur dietë është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Vendimi për të humbur peshë mund të jetë i lehtë, por edhe i vështirë. Të humbësh peshë konsiderohet e vështirë për faktin se pjesa më e madhe e njerëzve i thyejnë “rregullat” e dietës. Në mënyrë absolute nuk duhet të bini “pre” e ushqimeve apo të kapërceni kufinjtë e të ngrënit.

Shanset e dështimit të dietës janë të larta ndaj vemendja juaj duhet të jetë e plotë. Pengesat nga ana psikologjike, mjedisore dhe kulturore janë të ndryshme nga njëri person në tjetrin.

Një studim shkencor ka identifikuar të paktën katër faktorë themelorë të dështimit të dietave.

Nënvlerësimi i kalorive – Një ndër gabimet e para është nënvlerësimi apo “mashtrimi” i vetes nga kaloritë që merrni. Duhet t’i kushtoni vemendje të veçantë, si pijeve ashtu edhe çdo ushqimi të thatë.

Mbivlerësimi i efekteve të sportit – Për të kuptuar që po digjni kalori duhet të keni parasysh që çdo ditë të paktën duhet të hiqni 500 kalori në varësi të aktiviteteve fizike, për të humbur një kg në javë.

Konsumoni ushqime në kohë të gabuar – Orari i ngrënies është shumë i rëndësishëm. Ekspertët këshillojnë që zbatimi i orareve ndikon në përmirësimin e metabolizmit të trupit. Nuk duhet të qendroni pa ngrënë gjatë gjithë ditës me idenë që po humbni peshë, por duhet të konsumoni në oraret e duhura.

Flini pak – Studiuesit argumentojnë se gjumi është i domosdoshëm. Të paktën më shumë se gjashtë orë gjumë në natë duhet të jetë rregull i përhershëm dhe i pa thyeshëm. Shumë studime kanë treguar së nën këtë prag, ka nivele të larta të “ghrelin”, hormon i lidhur me oreksin.

tvklan.al