falafelPërbërësit:

1 qepë e mesme

Feta pule të prera në pjesë të vogla

1 thelpinj hudhër

Majdanoz të thërmuar

1 lugë miell

1 lugë kripë

Për salcën Humus:

125 gram Humus

Vaj ulliri

Lëng limoni

1 domate

1 qepë të kuqe

Përgatitja:

Hidhni fetat e pulës dhe tës gjithë përbërësit e tjerë duke i përzjerë mirë me njëra – tjetrën. Kur të jetë formuar masa që kërkoni, masë homogjene, filloni të formoni toptha rrumbullakët me duar. Skuqini ato më pas në vaj të nxehtë në temperaturë 180 gradë.

Ndërkohë për të përgatitur salcën duhet të përzijeni të gjithë përbërësit e salcës me njëra –tjetrën.

Nëse e preferoni pak më të lehtë shtojini edhe pak uji, në mënyrë që të mos bëhet shumë e koncentruar.

Pasi të jenë skuqur falafel-at dhe të jetë bërë salca, futeni atë në frigorfier. Shërbejini me njëra – tjetrën.

tvklan.al