Komisioni-ligjeve_1

Maxhoranca miratoi në Komisionin e Ligjeve pr/ligjin për faljen e 80% të gjobave që u janë vendosur bizneseve për mospagim të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Nga ky pr/ligj përfitojnë 59.400 subjekte private dhe shtetërore që nuk kanë paguar deri në Dhjetor të vitit 2014.

Ligji nuk parashikon faljen e kamatvonesave. Opozita kërkoi që gjobat të falen në masën 100 %, po ashtu edhe kamatvonesat. Rezerva për nivelin e faljes së gjobave patën edhe deputetë të mazhorancës, si Pandeli Majko e Bashkim Fino.

Mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate edhe për kohën e miratimit të ligjit, pasi sipas deputetëve demokratë, ky ligj votohet vetëm për efekt elektoral.

Po mes debatesh, mazhoranca ka në Komisionin e Ligjeve ka votuar edhe projektligjin që i hap rrugë procesit të legalizimeve për ndërtimet pa leje që i përkasin periudhës Janar 2009 deri në Qershor 2014.

Tv Klan