Tonelata qershi varen në degët e pemëtoreve në Dibër. Por fermerët nuk po shesin mallin dhe ajo që blihet është me çmim fare të ulët.

“Nga gjithë ky prodhim që mund të jenë 20-30 kuintalë kam shit vetëm 5 kuintalë me 500 lekë. Kam paguar 20 lekë argatin dhe 300 lekë veç për kafen”.

Dibra është një nga prodhuesit dhe  furnizuesit  kryesor në vend  me qershi. Janë rreth 2500 hektarë të mbjella në rang qarku vitet e fundit.

“Jemi të grupuar, jemi shumë fermerë që diskutojmë por ne kemi mundësi shumë të vogla se nuk kemi aq kapital që të bëjmë një frigorifer super që të mbledhin edhe të tjerët”.

Por edhe me këtë superprodhim nuk ka një qendër grumbullimi dhe përpunimi. Tregtarët e shumicës i marrin qershitë 40 deri 50 lekë për kg. Kurse fermerët tregojnë se vetëm vjelësin duhet ta paguajnë 20 lekë të reja për kilogram.

“Nuk i marrin se i ka kaluar afati”.

Fermerët thonë se janë me humbje dhe nëse nuk do të sigurohet një treg apo një grumbullimi, vitin tjetër situata do jetë e njëjtë.

“Këtu është skandal, këtu merr veten në qafë as 400 lekë të vjetra nuk shitet malli. Ministri i Bujqësisë duhet të bëjë kontrata me ato vende të ftohta që nuk bëhet qershia”.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, kësaj herë munguan tregtarët nga vendet e Europës Lindore.

Tv Klan