Një ish-noter është arrestuar nga policia e Delvinës. Në pranga ka përfunduar Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç. Policia ka bërë arrestimin e 56-vjeçarit në bazë të një procedimi penal të filluar 1 vit më parë.

Pas denoncimit ka rezultuar se Shkëlqim Haxhi, në kohën kur punonte si noter, pranë një zyre noteriale në qytetin e Delvinës, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Nga hetimet ka rezultuar se  ai falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak. Vepër penale për të cilën është dënuar dhe me 4 muaj burg.

/tvklan.al