Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës këtë të martë për falsifikim dokumentesh.

Eduart Tafçiu, banues në Tiranë, sipas një njoftimi zyrtar, u arrestua pasi “

Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në Korrik të vitit 2017, ka referuar materialet në ngarkim të Eduart Tafçiut, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

“Procedimi është ndjekur me metoda speciale të hetimit, ku është bërë sigurimi i provave nga i dyshuari, i cili merrte përsipër sipas porosive të të interesuarve, bërjen në mënyrë të falsifikuar të kartave të identitetit, karta shendeti dhe patenta italiane, me qëllim nisjen e personave në mënyre të paligjshme me destinacion Anglinë”,

thuhet në njoftim

.

Gjatë arrestimit, 38-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan 

2 automjete, 2 laptop dhe një DVR; Një bllok shënimesh me emra dhe shënime për shtetas të ndryshëm në interes të aktivitetit që kryente; shumën prej 30.000 lekë të reja; 3 aparate celulari; 1 pajisje elektronike me mbishkrim “Mini Money Detector” UV. 5 copë mbajtëse dokumenti material plastik i tejdukshëm; 1 Faturë Exchange&Wester Union “Union Selvia” blerje eurosh; 2 Formate letre me shënime dore. 

Tafçiu rezulton i dënuar më parë për “Vjedhje me armë” dhe “Shkatërim të rrjetit ujësjellësit”. Ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

/tvklan.al