Familja shpërndarëse droge, kështu  janë etiketuar nga mediat italiane, tre vëllezërit shqiptar banues në Itali.

Të tre vëllezërit, dy prej të cilëve aktualisht janë proces nga drejtësia italiane, janë akuzuar si shpërndarës kokaine.

Luan Tahiraj, 33 vjeç banues në Mestre ka arritur të bëjë një marrëveshje me drejtësinë italiane, duke u dënuar për 4 vite burg dhe me një gjobë prej 16 mijë eurosh.

Ai ishte arrestuar në 24 korrik 2015, në shtëpinë e tij, ku agjentët e policisë i kishin gjetur thuajse gjysmë kilogramë kokainë, dokumenta false, një peshore dhe thuajse 14 mijë euro.

Por sipas mediave italiane, edhe  anëtarët e tjerët të familjes janë të përfshirë në trafikun e drogës në Itali.

Vëllai më i madh, Azem Tahiraj, 34 vjeç dhe ai banues në Mestre, është gjithashtu i arrestuar për trafik kokaine dhe është në pritje të procesit gjyqësor.

Prokurorët italianë kanë kërkuar që ai të gjykohet së bashku me 9 të akuzuar të tjerë, për importimin në Itali të mbi 400 kilogramë kokaine.

Por dhe një vëlla i tretë, Gazmendi ishte arrestuar vitin e kaluar së bashku më Azemin. Pas 3 ditësh gjykatësi  e liroi pavarësisht se agjentë kishin gjetur në restorantin e tij «La Lanterna» në Venezia, 1 kg kokainë dhe 1 kg marijuanë. Sipas rrëfimit ka qene i vëllai, Azemi, që e ka vendosur aty, ndërsa ai nuk ka qenë në dijeni./tvklan.al