Një familje ka mbetur e habitur pasi në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë gjetur një gropë të thellë .
Ka qenë Emma James ajo që e ka vënë re këtë gropë në oborr, e cila është më shumë se dy metra e thellë, dhe brenda saj duket se ka formën e shkallëve që të çojnë në errësirë.
Megjithatë, pavarësisht faktit se ata e kanë gjetur, mbetet ende një mister i pazbuluar.
Emma dhe burri i saj Kevin kontaktuan me kompaninë e cila e kishte ndërtuar shtëpinë në vitin 1984, për të gjetur ndonjë informacion.
“Kjo është me të vërtetë e çuditshme pasi ka shkallë që të çojnë poshtë, por ne nuk e dimë se çfarë duhet të bëjmë.”
– ka thënë Emma.
Çifti kishte jetuar në shtëpi për tetë vjet pa probleme, megjithatë janë kureshtarë për të zbuluar se për çfarë arsye është ndërtuar ajo gropë dhe çfarë fshihet pas saj./tvklan.al