Autoritetet gjermane nuk e kanë mbyllur “një sy” për familjen shqiptare, e cila lindi katërnjakë në Gjermani , Tetorin e vitit të kaluar.

familja 3

Nëna Oltiana Koçi dhe Babai Vebi Keta, u larguan nga Shqipëria drejt Gjermanisë në Korrik të vitit 2015.

Në Tetor, Oltiana përmes ndërhyrjes cezariane solli në jetë katërnjakët, 3 vajzat, Olivia, Xhesika, Amelia si dhe djalin Frederic, në Spitalin Universitar në Jena, në javën e 32-të të shtatzënisë.  Foshnjet e sapolindura peshonin mes 1200 dhe 1655 gram. Kjo lindje, në Gjermani u konsiderua si diçka tepër e rrallë.

familja ok

Por, pavarësisht kësaj, tashmë kjo familje është duke u përballur me rrezikun e dëbimit nga Gjermania, pasi Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet e sigurta dhe qytetarët nuk kanë të drejtë për azil në Gjermani. Aktualisht familja jeton në një apartament të ofruar nga autoritetet gjermane./tvklan.al