FAMILJARET BAKI COKU

Baki Çoku kishte dy javë që ishte kthyer nga Italia. Familjarët e 40-vjeçarit në fshatin Gërmenj të madh të Lushnjës rrëfejnë se bashkë me të, policia ka shoqëruar edhe vëllain e Bakiut, Bledar Çokun 30 vjeç. Diamanta Çoku, bashkëshortja e Bledarit, pohon se kunati dhe burri i saj janë marrë nga policia gjatë kohës që ata ishin zgjuar për të ngrënë syfyrin e mëngjesit.

Dy vëllezërit, Baki dhe Bledar Çoku kanë folur shpesh në telefon me nipin e tyre, Aldo Koduzin që ndodhet në Siri prej shtatorit të kaluar, por familjarët mohojnë akuzat për rekrutime apo krijim të organizatës terroriste dhe përgatitjen e tyre për t’iu bashkuar ISIS.

Baki Çoku njihej në fshatin e tij si njeri i qetë, punëtor, praktikant i fesë islame, por që nuk e predikonte atë.

Arrestimi i 40 – vjeçarit ka çuditur jo pak banorët e fshatit që thonë se ai mund të jetë viktimë e ndonjë kurthi.

Tv Klan