FannyTeksa pritej një fund i lumtur mes futbollistit Mario Balotelli dhe modeles Fanny Neguesha, diçka shkoi keq.

Deri më tani asnjëri nuk ka treguar arsyet e vërteta të ndarjes, madje edhe pse modelja ka vendosur të thyejë heshtjen, ajo sërish nuk ka zbuluar se çfarë e shkaktoi ndarjen.

Në një intervistë për tabloidin belg “Nina”, Fanny ka rrëfyer se Mario ka qenë dashuria më e madhe e jetës, por që tashmë çdo gjë ka mbaruar.

“Edhe nëqoftëse unë mund të jem e pakënaqur nga Mario, nuk mund ta urrej atë vetëm se historia jonë përfundoi. I uroj atij më të mirat në jetën private dhe në karrierën e tij sportive. Dhe në qoftëse ai ka nevojë për mua, unë do të jem e gatshme ta ndihmoj, por vetëm si një mike” – është shprehur modelja 22-vjeçare.

M.S