1

Ajo është një ndër artistet më të bukura në botë, por këtë herë fansat e Rita Orës janë zhgënjyer disi, sa i përket pamjes së saj në filmin “Fifty Shades of Grey”.

24 – vjeçarja me origjinë shqiptare luan rrolin e Mia –s, motra e adobtuar e milionerit, Christian Grey.

E shfaqur në trailer – in e radhës, këngëtarja ka zhgënjyer fansat të cilët kishin imagjinuar një pamje tjetër për të.

Fansat zgjodhën rrjetin social Facebook për të shprehur zhgënjimin e tyre ku ndër të tjera shkruanin: “Duket e tmerrshme. Mia duhet të ishte një vajzë e këndëshme dhe e thjeshtë. Jo të duket si mashkull me fustan”.

“Fifty Shades of Grey” është i bazuar në romanet e shkrimtares E L James, ndaj kritikat vijnë kryesisht pasi look- u i Ritës nuk përputhet me imagjinatën e lexuesve.

e.k