Një fanse e fiksuar pas futbollistit me origjinë nga Kosova, Adnan Januzaj, pjesë e Manchester United, ka anuluar dasmën e saj, pasi ka rënë në dashuri në sportistin.

Mai Alexander, 24-vjeçare nga provinca Wakefield, në West Yorkshire, ra në dashuri për herë të parë me Januzaj, kur e pa atë tre vjet më parë, në debutimin tij si lojtar i Manchester United.

Ajo u fiksua kaq keq me 21-vjeçarin, sa që filloi të planifikonte dasmën me të, të zgjidhte shtëpinë ku do të jetonin dhe emrat e fëmijëve të tyre.

cover

Ajo i shkroi një letër, ku i tregonte atij dashurinë dhe më pas tentoi të vriste veten, por u shpëtua nga i dashuri i saj.

23-vjeçarja u bë e fiksuar pas Januzaj dhe i dërgonte me qindra mesazhe online pa marrë një përgjigje prej tij.

Në vitin 2015, në momentin që ajo e pa futbollistin në televizor me të dashurën e tij, tentoi sërish të vriste veten. Edhe këtë herë i dashuri i saj ishte ai që i erdhi sërish në ndihmë.

3452DC3300000578-3596558-Still_together_Miss_Alexander_cut_herself_in_a_desperate_bid_to_-a-118_1463568528686

Fansja e fiksuar më pas iu nënshtruar terapive për sjellje obsesive.

Fiksimi pas futbollisti shqiptar, bëri që ajo të anulojë dasmën që kishte planifikuar në 2018 dhe që të prishte fejesën e saj.

januzaj

”E ndiqja kudo në Twitter dhe në Instagram dhe bëhesha xheloze për komente që vinin në adresë të tij, mendoja se ishte i dashuri im dhe kërkoja gjithë kohës informacion për të parë se çfarë bënte”, ka thënë Alexander./tvklan.al