Airbus_A380Është një nga platformat më të mëdha dhe më të rëndësishme të demonstrimit dhe tregtisë për industrinë aeronautike sot në botë.

Farnbro Air Show në Britaninë e Madhe, i cili u zhvillua javën e shkuar ishte arenë e ekspozimit të 1600 stendave.

Tipikisht, në të tilla evente nënshkruhen marrëveshje miliardëshe në sektorin e aviacionit civil, ashtu edhe në atë ushtarak. Por gjithashtu, këto panaire janë edhe vendi më i përshtatshëm për të demonstruar arritjet e reja të këtij sektori.

Sigurisht që konkurenca më e madhe ishte mes 2 gjigandëve të aviacionit, Airbus e Boeing, me disa prej mjeteve të tyre më të reja aktualisht në treg.

Konglomerati britanik BAE Sistem ska vendosur që Sistemi i Interceptimit Aktiv që përdoret prej dekadash te avionët ushtrakë, do të instalohet së shpejti edhe te mjetet fluturuese të transportit civil.

Sistemi në fjalë rrit sigurinë në kabinën e pilotimit, ndërsa informon pilotin për performancën e pajisjeve.

Një risi tjetër, ishte edhe prezantimi i një mjeti të ri fluturues pa pilot të prodhuar nga italiani Piaggio.

Pajisja është e aftë të fluturojë për 16 orë pa ndërprerje dhe mund të përdoret për misione mbledhje të dhënash e mbikqyrje nga lartësi për sektorin civil, ashtu edhe për atë ushtrak.

Po ashtu, është prezantuar edhe ky mjet i ri, i cili edhe mund të fluturojë deri në 5 mijë metra lartësi, por edhe mund të përdoret në një rrugë të zakonshme.

Tv Klan