Paralajmërimi i Ministrit të Financave se do të rritë në 23 ose 24 mijë pagën minimale ka sjellë dhe reagimet e para. Sektori më i prekur nga rritja e rrogës së referencës është ai i fasonëve, të cilët kanë rreth 80 mijë të punësuar.

Gjergji Gjika, kryetar i Shoqatës së Fasonistëve thotë se këto politika janë bërë me diskutime të mbyllura, pa pyetur biznesin dhe që do të japin patjetër efekte në ekonomi.

Fasonët thonë se janë në kushtet e mbijetesës dhe nuk mund të përballojnë më kosto shtesë.

Përveç shtimit të kostove për rritjen e pagave për sektorin privat, kompanitë do të paguajnë më shumë taksa për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Për vitin 2017-të financat parashikojnë të mbledhin 50 milion dollarë më shumë të ardhura nga zëri i sigurimeve, sa 5.5% e PBB-së. /TV KLAN