Referendumi britanik pritet të pasohet nga një i dytë, por kësaj herë vetëm në Skoci.

Skocezët të cilët kanë votuar në shumicë prej 62 % për qëndrimin në Bashkimin Europian, pas rezultateve përfundimtare në të gjithë Britania e Madhe për të dalë nga Unionin, duket se do të shkojnë në referendum kombëtar për të vendosur për ndarjen nga mbretëria, që pas votimeve duket se nuk do të jetë më e bashkuar.

Por dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian ka ngjallur një frikë dhe pasiguri për të ardhmen e vetë këtij Unioni. Analistët ndërkombëtar flasin për një stuhi që mund të shtrihet dhe të rrezikojë seriozisht projektin europian, që u ngrit si një projekt paqe për kontinentin e vjeter pas Luftës së Dytë Botërore

Holanda, Danimarka, Suedia janë 3 vende që historikisht thotë “Hafington Post” kanë qenë shumë pranë vendimarrjeve me Britaninë e Madhe dhe ku euroskepticizmi është treguar hapur dhe në sondazhet apo referendumet e kryera kunder disa projekteve të BE.

Po ashtu në France, Spanjë e Itali, edhe pse rreziku i referendumit është pothuajse i përjashtuar për momentin parti të ekstremit të majtë apo të djathte që janë armiqesore me BE, po tregojne se kanë rritje të elektoratit të tyre, si “Lëvizja 5 Yjet” në Itali, Fronti Nacional në Francë, apo Podhemos në Spanjë.

Në Austri, prova e rritjes së eurospektikëve ishte zgjedhja e presidentit, ku kandidati i ekstremit të djathtë humbi për pak vota. Çekia dhe Hungaria janë po ashtu të pakënaqur me Europën, për shkak të krizës së emigrantëve.

Tv Klan