Fatmir Limaj është kryetari i ri i partisë NISMA. Ai u zgjodh në krye të kësaj force politike pas një votimi të fshehtë të delegatëve të saj.

Siç raporton

Klan Kosova

, Limaj ka marrë vetëm 15 vota kundër, nga 520 delegatët që morën pjesë në votim, ndërsa 3 prej këtyre votave kanë qenë të pavlefshme.

Limaj do ta drejtojë këtë parti për katër vitet e ardhshme. Menjëherë pasi mori këtë detyrë, ai iu drejtua pjesëmarrësve në Kuvendin e Parë Zgjedhor me këto fjalë:

“Ne sot po i tregojmë Kosovës se jemi parti transparence, e cila e ka instaluar demokracinë. Është i vetmi Kuvend i ndonjë partie i cili është përcjellur nga mediat. Sot këtu, ju jeni zëri dhe vullneti i qindra, mijëra aktivistëve të partisë. Me ju së bashku në katër vitet e ardhshme do të fuqizojmë NISMA-n për Kosovë. Kosova ka nevojë për një parti social-demokrate, dhe Kosova e ka këtë kjo është NISMA për Kosovë”.

/tvklan.al