Agjencia Federale e Inteligjencës amerikane ka bastisur shtëpinë e ish – shefit të fushatës së Presidentit Donald Trump.

“Washington Post” shkruan se FBI bëri kërkime në një nga rezidencat e Paul Manafort, në kuadër të hetimeve që po zhvillojnë inteligjenca amerikane dhe Kongresi, mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale.

Gazeta shkruan se kontrolli është bërë në datën 25 Korrik dhe gjatë tij hetuesit kanë konfiskuar disa dokumente dhe materiale, të cilat besohet se do të ndihmojnë në investigimin amerikan.  Aktualisht, Manfort po hetohet për lidhje të stafit të fushatës së Trump me Rusinë.

Ai u larguar nga posti i drejtuesit të fushatës së Trump në Gusht të vitit 2016, pas informacioneve se kishte marrë pagesa të mëdha nga ish-qeveria ukrainase.

Tv Klan