“FBI do rihapë hetimin ndaj emaileve private të Hillary Clinton pasi mësoi për ekzistencën e disave prej tyre që lidhen me hetimin”, tha kongresmeni i Utah, Jason Chaffetz, ditën e premte.

Për rihapjen e hetimit ka raportuar dhe NBC News. Në një letër për kongresin, drejtori James Comey, shkroi se skuadra që po heton në serverin e Clintonit e kishte informuar se kishin gjetur emaile të reja që mund të përmbanin informacion të klasifikuar.

8A0A3265-verge.0.0

“FBI nuk mund të bëjë vlerësimin nëse ky material mund të jetë i rëndësishëm ose jo”, ka shkruar Comey.

FBI-ja mbylli hetimin e saj sepse nuk zbuloi asnjë material të keqpërdorur gjatë qëndrimit të Clintonit në Departamentin e Shtetit nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe pasi kontrolloi serverin e saj për më shumë se një vit.

Comey vendosi në korrik të mos i rekomandonte akuzat ndaj kandidates demokratike për presidencë, duke thënë se sjellja e Clintonit nuk e përmbushte pragun e përdorur për të ndjekur penalisht shkelësit e kaluar, të cilët kishin ndarë informacion të klasifikuar mbi kanale të paklasifikuara.

hillary-email-fbi-large_trans++qVzuuqpFlyLIwiB6NTmJwfSVWeZ_vEN7c6bHu2jJnT8

“Duke e kthyer kokën pas në hetimet tona, në keqpërdorimin ose heqjen e informacionit të klasifikuar, ne nuk mund të gjejmë një rast që do mbështesë ngritjen e akuzave penale në këto fakte,” tha Comey në atë kohë.

Sistemi i pazakontë i emaileve të Clintonit u krijua fillimisht nga një anëtar i stafit gjatë fushatës së saj presidenciale të vitit 2008. Më pas u zëvendësua nga një tjetër server privat, i përdorur nga burri i saj, ish-presidenti Bill Clinton.

Serveri i ri drejtohej nga Bryan Pagliano, i cili kishte punuar si drejtor IT në fushatën e Hillary Clintonit përpara se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit në maj të vitit 2009. Në vitin 2013, i njëjti vit ku ajo u largua nga Departamenti i Shtetit, Clinton punësoi një firmë të vogël IT me bazë në Denver, të quajtur Platte River Networks për të mbikëqyrur sistemin./tvklan.al