Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e kësaj të enjteje ta nisë me një urim të veçantë për të gjithë fëmijës, të cilët sot festojnë 1 Qershorin.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri ka publikuar një video me pamje nga Shqipëria, të përcjella nga fëmijët.

Teksa i uron ata për festën e 1 Qershorit, Rama shprehet se fëmijët janë arsyeja më e madhe për të vazhduar betejën.

“Mirmëngjes dhe gëzuar 1 Qershorin me këto pamje të mrekullueshme të vendit tonë, si edhe pjesëza të transformimeve të Rilindjes Urbane, të përcjella nga vetë fëmijët, që janë dhe arsyeja jonë më e madhe për të vazhduar betejën”

, shkruan Rama./tvklan.al