Të kujdesesh për mirëqënien fizike të fëmijëve nuk është e vështirë, por në kohët moderne shumë prej fëmijëve rezultojnë mbipeshë.

Ky problem po bëhet alarmues sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Të dhënat e fundit tregojnë për rreth 43 milion fëmijë nën moshën 5-vjeçare në të gjithë botën, që janë mbi peshë. Dhe rreth 35 milion e tyre, jetojnë në vende në zhivillim.

Fëmijët mbipeshë, rrezikojnë ta zhivillojnë këtë probleme edhe gjatë rritjes.

Nga një studim i bërë në Itali, rezultoi se shpesh janë nënat ato që nënvlerësojnë këtë problem, ku 36 përqind e tyre nuk e mendojnë mbipeshën tek fëmijët tyre, si problematike.

Ja disa rregulla që duhet të keni parasisht për një ruajur peshë e duhur tek fëmijët:

Të parandalosh mbipeshën

1- Edukoje fëmijën tënd të konsumojë 3 vakte kryesore: mëngjesin, drekën dhe darkën, duke shtuar dhe dy intervale, një mes mëngjesit dhe drekës dhe një pasdite, duke evituar që të konsumohen ushqime jashtë orareve.

2- Pakëso konsumimin e ushqimeve të gatshme, si biskota, fast food, akollore, pijë me gaz, apo dhe të lëngjeve të frutave. Të gjitha këto ushqime kanë shumë sheqer dhe shumë pak elementë ushqyes.

3- Alterno burimet e proteinave, domethënë të mishit, vezës, djathit dhe peshkut, duke mos i përdorur në të njëjtin vakt.

4- Mësojeni të voglin tuaj që të marrë çdo ditë sasinë e duhur të perimeve të gatuara ose të gjalla.

5- Zgjidh ushqimet e përgatitura në shtëpi krahasuar me ato të paketuara, duke qenë se mund të kontrrollohet më mirë cilësia e përbërësve dhe gatimi më i thjeshtë.

Aktivitet fizik

Një studimi i bërë në Australi, tek 734 fëmijë të moshës nga 8 në 12 vjeç, ka arritur në përfundimin se ndryshimi kryesor mes fëmijëve të dobët dhe atyre mbi peshë, është koha që i kushtohet akitivitetit fizik. Ky rezultat regon se nuk duhet të nënvlerësohet roli i aktiviteti fizik, që i lejon fëmijë që të mbajnë peshën e tyre korrekte edhe përgjatë viteve.

Sportet e duhura në rast mbipeshe

Kur fëmijët janë mbipeshë, aktiviteti fiziki i këshilluar nuk është ai aerobik, por një aktivitet me intensitet të moderuar dhe i përditshëm. Përshembull këshillohet noti, ose ecjet në terrene të ndyshme me ndalesa të shpeshta. Gjithashtu një aktivitet shumë i mirë është dhe biçikleta.

Fillimisht koha e aktivitetit duhet të jetë e shkurtër, duke u rritur gradualisht gjatë kohës./tvklan.al