Pas çerdhes me kushte bashkëkohore, zona e Bregut të Lumit tashmë ka edhe një kopsht me të njëjtat standarde. Për kryebashkiakun, Erion Veliaj punimet dhe shërbimi në këtë kopsht janë dëshmi se nuk ka diferencime mes qendrës dhe periferisë.

“Nëse do sillnim dikë me sy të mbyllur te Bregu i Lumit dhe të shikonte këtë kopsht, nuk do e kuptonte dot që ky është një kopsht në periferi, sepse është i njëjtë me një kopsht në qëndër të Tiranës. Kemi arritur në një ditë të mirë për Tiranën, ku po punojmë me të njëjtin standard e cilësi si në infrastrukturë, ashtu edhe në mësimdhënie”.

Ashtu siç edhe e ka premtuar më herët, Veliaj rikujtoi se pas kopshteve, radhën për t’u bërë me standarde e kanë shkollat.

Tv Klan