2017, do ti gjejë 450 fëmijët e Qendrës Kombëtare Kulturore në Tiranë me ambiente të rikonstruktuara. Pas thuajse një dekadë, godina ku fëmijët hedhin hapat e parë të edukimit artistik, do të ofrojë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e orëve të kërcimit, mësimet për veglat muzikore, atelietë e pikturës dhe sallat e leximit.

Hapjen e saj, kryeministri Edi Rama, e quajti një eksperiencë të re, për të cilën premtoi se do ta përsërisë edhe në qytete të tjera.

Në mbyllje të vitit ftesa shkoi për prindërit dhe mësuesit që ta bëjnë sa më të vlefshme këtë qendër, e cila kryeministrit i riktheu temperaturën normale të trupit./ TV KLAN