Të jesh aktor në në shfaqje për fëmijë është një sfide më vete dhe kjo jo nga këndvështrimi i interpretimit, por publikut të cilit i drejtohesh. Dhe për ta konkretizuar me pamje ja si e përjetojnë fëmijët një teatër. Njoftimi mbani qetesi në salle, nuk vlen…

Entuziasmi dhe ndërveprimi me aktorët dhe në rastin konkret me personazhet e përrallës së “Piter Panit” e shndërrojnë teatrin në një shfaqje të madhe, ku protagonistë janë edhe fëmijët. Po si? Jo duke u ngjitur në skenë, por nga karriget ata i japin zemer Piter Panit në dyluftimin me të keqin Kapiten Gremci, që kërkon të zabtojë ishullin me emrin “Askund”.

Në fund për protagonistët e shfaqjes, edhe pse gjatë dialogjeve u duhet të mbysin brohoritmat e fëmijëve, që në fakt është e pamundur, teatri ia ka arritur qëllimin. Dhe këtë na i pohon Elidon Alika, që prej tetë vitesh krahas shfaqjeve për të rritur i dedikohet edhe atyre për fëmijë.

Elidoni është i qarte në misionin e tij kur ngjitet në skenë. Jo vetëm në realizimin me përpikmëri të personazhit, e konkretisht të Kapiten Gremcit, por t’i bëj fëmijët të reagojnë ndaj të paduhurës.

Sa për kritikën, matësi i saj është vetëm atmosfera që krijohet në sallë.

 

Enkelejda Mema, Tv Klan