FEMIEJT14,5%  e fëmijëve dhe adoleshentëve, në shqipëri jetojnë në kushte të vështira ekonomike ndërsa 8% shumë herë detyrohen të flenë pa ngrënë.

Këto shifra tronditëse bëhen të ditura nga specialistët e institutit të shëndetit publik pas një studimi për “Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore11- 15 vjeç.

Sipas specialistëve  kanë qenë vetë fëmijët ata që kanë raportuar se të paktën njëherë gjatë periudhës prill –maj kanë shkuar në shkollë ose kanë rënë të flenë në darkë të uritur.

Shumica e fëmijëve jetojnë në familje ku vetëm njëri nga prindërit punon. Të dhënat e studimit kombëtar tregojnë se 24% e fëmijëve i kanë baballarët pa punë dhe 58.4% e tyre i kanë nënat të papuna.

E ndërsa pyeten se si ëshët gjendja ekonomike e adoleshentëve, sipas perceptimit të tyre shikojmë se 1 në 2 fëmijë raporton se ka gjendje ekonomike mesatare, ndërsa 1 në 3 fëmijë raportojnë gjendje ekonomike të mirë në familje.

Studimi kombëtar i cili synon promovimin e sjelljeve të shëndetëshme të fëmijëve është fokusuar edhe tek regjimi i të ngrënit.

Rezultatet tregojnë se 43.7% e fëmijëve që ndjekin shkollën, konsumojnë mëngjes në mënyrë të rregullt çdo ditë të javë, kundrejt 49%  që e konsumojnë atë në mënyrë të çrregullt jo çdo ditë dhe 6.7% që nuk konsumojnë mëngjes pothuajse asnjëherë.

Tv Klan