Përdorimi pa kriter i iPad-ëve, tabletave apo smartphone-ve dëmtojnë shikimin  e fëmijëve. Okulistët japin alarmin se fenomeni po vjen në rritje tek fëmijët e moshës 3 deri në 15-vjec.

Suzana Zhuka, okuliste: “

Trendi i viteve të fundit është që në po vëmë re shumë dëmtime në sy tek fëmijët që shkaktar kanë përdorimin pa kriter në orare të zgjatura të këtyre aparaturave që kanë një rrezatim shumë të dëmshëm për syrin…

Okulistet sqarojnë se muskujt e syrit janë në zhvillim deri në moshën 10-vjeçare, e për pasojë  përqendrimi i shikimit për një kohë të gjatë në celular sjell dëmtimin e syve. Veç teknologjisë, sytë dëmtohen edhe nga dielli.

Organi i të parit tek fëmijët është me sensibël, ato që kanë fotofobi nuk durojnë dot rrezet e forta të diellit. Siç ndodh për lëkurën që duhet ta mbrojmë me një krem mbrojtës sepse digjet, edhe syri dëmtohet nga rrezet e diellit.

Përdorimi i syzeve të diellit sipas okulistëve është më i domosdoshëm për fëmijët që vuajnë nga miopia apo hipermetropia./Tv Klan