1Një 21-vjeçare britanike në kërkim të famës ka arritur të realizojë ëndrrën e saj për të patur tre gjokse. Jasmine Tridevil ka publikuar në mediat ishullore foto të gjoksit të ri, jo dy por tre të tillë.

Me vetëm 12.000 stërlina ajo ka arritur të shtojë një gjoks më shumë nga sa ka zakonisht seksi femër. Ka grumbulluar para që prej dy vitesh në mënyrë që të kontaktonte më kirurgun e duhur për të patur një operacion të suksesshëm.

Vajza thekson se gjiri i tretë është bërë nga një implant silikoni dhe nga indet e lëkurës të marra nga barku i saj.

Ajo rrëfen se ka qenë shumë e vështirë për të gjetur kirurgun e duhur, sepse kjo njihet ndryshe dhe si thyerje e kodit të etikës dhe askush nuk guxonte t’i realizonte këtë operacion.

Jasmine ka kontaktuar mbi 50-60 mjekë, por askush nuk e mori përsipër që të kryente një operacion të tillë derisa gjeti kirurgun e duhur – thekson gazeta britanike “Mirror”.

V. Kërçiku