BotoxNdërhyrjet estetike në trupin e njeriut, sigurisht që kanë për qëllim të përmirësojnë pamjen e jashtme të tij, për aq kohë sa ato nuk e dëmtojnë organizmin.

Një grup shkencëtarësh britanikë kanë arritur në përfundimin se përdorimi masiv i botoksit sidomos nga femrat nën 25 vjeç, ndikon negativisht në shprehjen e plotë të emocioneve.

Studimi, që është botuar edhe në revistën e specializuar “Infermieria Estetike”, thotë se “fytyrat e ngrira” nuk i lejojnë të rinjtë dhe adoleshentët – ku kjo kategori e fundit po e aplikon në masë botoksin – të mësojnë se si t’i shprehin emocionet.

Për shembull, përdorimi i botoksit apo toksinave të tjera të kësaj kategorie, që injektohen për paralizimin e muskujve të pjesës së sipërme të fytyrës, nuk lejojnë kontraktimin e tyre të plotë në rastin e shprehjes së inatit ose zemërimit.

Ndërkohë, që ne buzëqeshim sepse jemi të gëzuar dhe nga ana tjetër, buzëqëshja na bën të gëzuar.

Ndaj, studimi ka sygjeruar që të përcaktohen rregullore mjekësore dhe etike në rastet kur duhet një ndërhyrje e tillë.

Në këtë kuptim, duhen marrë në konsideratë faktorë si: sa është trashësia e lëkurës së pacientit; sa ndikojnë rrezet e diellit, apo thellësia e rrudhave në fytyrë.

Por për fat të keq, shumë klinika kanë primare përfitimin financiar, duke shfrytëzuar nxitjen mediatike që i bëhet kësaj “kulture”.

Ndërkohë që, një panel ekspertësh në kirurgjinë plastike në Britani kanë arritur në përfundimin se këto ndërhyrje në këto grup-mosha janë “moralisht të gabuara”.

Tv Klan