Uje e sapunÇdo femër në një moment të caktuar kapet nga paniku për mënyrën se si ngjan kur të tjerët e shohin pak të grimuar ose aspak.

Por një lajm i mirë vjen për të githa femrat, pasi trendi i momentit është “uji dhe sapun”, pavarësisht gjendjes së lëkurës.

Nuk duhet harruar, se një lëkurë e freskët dhe e pastër është bazë e përkryer për të gjitha llojet e grimit.

Kur teprohet me make up-in rezultati është një mashtrim i madh, prandaj një grim sa më natyral është një bukuri e përsosur.

Edhe për lyerjen e mollëzave nuk duhet ta ekzagjeroni sepse ato duhet të përshtaten me gjendjen e lëkurës tuaj.

Sa i përket lyerjes së syve, pjesës më të rëndësishme ku rihet me minuta, ndonjherë edhe me orë të tëra përpara pasqyrws për ta lyer sa më mirë, këshilla është e njëjtë, sa më pak të lyer, madje është mirë t’I kushtoni pak më shumë rëndësi vetullës, duke e theksuar me një laps ngjyrë kafe.

Buzët në mënyrë të prerë duhet të jenë “lakuriq”, pasi nuk ka asnjë buzëkuq në botë që do t’ju japë një bukuri natyrale, prandaj lini mënjanë të gjithë buzëkuqët e preferuar, mos kini frikë, se sërish sensuale do të ngjani.

M. Sejdini