Femrat kanë më shumë nevojë për të fjetur, pasi pamjaftueshmëria e gjumit shkakton probleme të rënda shëndetësore tek ato.

Profesor Jim Horne, Drejtor i Qendrës Kërkimore të gjumit në Universitetin Loughborough, tha se

“tek gratë, gjumi i varfër është i lidhur fort me nivele të larta të shqetësimeve psikologjike, ndjenjave të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit”.

“Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt, pasi ata nuk i kanë këto shqetësime për shkak të ç’rregullimit të gjumit”.

Profesor Horne ka sqaruar gjithashtu, se truri i grave është më kompleks se i burrave.

“Truri i femrave është ndryshe nga i meshkujve, është më kompleks dhe për pasojë, nevoja për gjumë do të jetë pak më e madhe.”

Por ka një përjashtim të vogël.

“Një burrë që ka një punë komplekse që përfshin shumë vendimmarrje dhe të menduarit e vazhdueshëm, mund gjithashtu t’i nevojitet më shumë gjumë se një mashkull mesatar”,

shtoi profesor Horne.

“Edhe pse ndoshta jo aq sa i nevojitet një femre”./tvklan.al