wine

Femrat që pijnë verë të kuqe janë më të mira në shtrat, kështu bën me dije një studim i kryer nga Universiteti i Firences në Itali.

Ky studim ka zbuluar se 1 ose 2 gota verë në ditë mund të çojnë në një jetë më të kënaqshme në dhomën e gjumit.

Ekspertët kanë marrë në pyetje 800 gra të moshës nga 18 deri në 50 vjeç, të cilat janë pyetur në lidhje me kënaqësitë e tyre seksuale.

Lidhur me këtë, mjekët konstatuan se femrat të cilat konsumonin pije, kishin një jetë seksuale më të kënaqshme.

Autori kryesor i studimit, Dr Nicola Mondaini u shpreh se: “Historikisht aspektet e verës në lidhje me seksualitetin kanë qenë të njohura mirë që në kohën e Greqisë së Lashtë”.

Ky studim vuri në pah gjithashtu se gratë e moshuara të cilat konsumonin verë, gëzojnë një jetë më të frytshme seksuale.

tvklan.al