Presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ndihmuar Fenerbahce të mos ta pësonte rëndë për ndeshjet e trukuara në sezonin 2010-2011.

Kjo është akuza e gazetës “Le Monde”. Infantino sipas të përditshmes franceze ndikoi duke i lejuar Federatës Turke të Futbollit të ndryshonte rregulloren që të mos rrëzohej nga kategoria skuadra e njohur e Stambollit.

Infatino asokohe ishte skeretar i përgjithshëm i UEFA-s dhe ndërhyrja e tij, sipas “Le Monde”, shmangu ndëshimin e rëndë dhe titulli i kaloi Trabzonspor. Fenerbahce më pas u përjashtua nga kupat e Europës. Skandali i trukimeve i gjashtë viteve më parë në futbollin turk solli arrestime të shumta, ndërsa u përfshinë dhjetra futbollistë dhe zyrtarë nga 16 klube.

Tv Klan