fenomeni selfieNjë foto e bukur mbetet një kujtim për të gjithë jetën mbi të gjitha kur në krah ke edhe një personazh të njohur.

Po një slefie? Në sport kjo mode është shpërndarë me shpejtësi.

Aq sa këto ditë në tuneun që pozhvillohet në Amerikën e Veriut tifozët zbresin në fushë për të shkrepur një foto, me falni një selfie me yjet e futbollit.

Balotelli apo El Shaaraëy kanë qenë të preferuarit. Megjithëse në Shtetet e Bashkuara këtë zakon nuk e kanë vetëm tifozët, por edhe vetë futbollistët, që në këtë rast e pësojnë duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

Në këtë mode që po përhapet me shpejtësinë e dritës nuk ka bërë përjashtim edhe Presidenti i SHBA, Barack Obama kur priti ekipin e bejsbollit Boston Red Sox.

Ndërsa shihet edhe Elizabeth II që bëhet pjesë e selfies së këtyre sportistëve australiane, pjesëmarrëse në Lojërat e Komonuelthit.

Por kjo mode në një garë çiklistike mund të kthehet e rrezikshme si në Turin e  Francës. Apo ndoshta mbetet një tentativë.

 

TV KLAN