fergesePërbërësit për 4 persona:

5 lugë miell misri

4 lugë gjelle vaj

1 kokërr qepë

5 speca

3 domate

Spec djegës

3 thelbinj hudhër

3 lugë gjelle gjizë

1 lugë gjelle gjalp

Përgatitja:

Në një tigan hedhim vajin dhe shtojmë miellin. E skuqim miellin derisa të marrë një ngjyrë të artë. Në një tigan shtojmë qepën e grirë hollë, specat e prerë në kubikë të vegjël dhe i përziejmë për disa minuta derisa masa të zbutet. Më pas shtojmë domatet e prera hodhë, specin djegës, hudhrat, gjizën dhe i përzijmë. Në fund i shtojmë pak ujë si dhe miellin e misrit që përgatitëm në fillim. E lemë të ziejmë për 2 – 3 minuta, duke u kujdesur që masa të jetë jo shumë e trashë. Në fund e vendosim në një tavë, e spërkasim me gjalp dhe e fusim në furrë për rreth 10 – 15 minuta.

/tvklan.al