Prej muajsh sorollatej për të legalizuar një sipërfaqe toke, ku kishte ngritur fermën e tij por takimi me kryeministrin Edi Rama qëlloi të ishte dita e tij me fat, për një fermer të Goranxit, në Gjirokastrës.

Bashkëbisedimi ishte organizuar që kryeministri të shpjegonte skemën e kreditimit të bujqësisë përmes Fondit Kombëtar të Garancisë, por ky sipërmarrës e shfrytëzoi atë për interesin e tij.

I zënë ngushtë Rama i kërkoi drejtorit të ALUIZNI-t të Gjirokastrës të shpjegonte rastin. Pasi dëgjoi drejtorin kryeministri i kërkoi që të hënën t’i bënte legalizimin fermerit, në të kundërt i tha se të martën do të ishte fermeri që do t’i zinte vendin drejtorit.

Të tjerë banorë të zonës shprehen shqetësimet e tyre lidhur me infrastrukturën, që i pengon për te çuar prodhimet e tyre në treg, por zgjidhja nuk është gjithmonë e thjeshtë./ TV KLAN