6 persona kanë mbetur të lënduar pasi një Ferrari që ishte duke udhëtuar me shpejtësi të madhe hipi mbi trotuar dhe i përplasi duke e hedhur njërin prej tyre nga një urë aty pranë.

Thuhet se makina ishte duke bërë garë me një Range Rover. Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit, afër Battersea Dogs Home në Londër.

1

Shoferi i cili ka përplasur 6 personat është arrestuar dhe do merret në pyetje nga policia.

“Viktimat fluturuan në ajër dhe mund të kishin rënë nga ura drejt e në shinat e trenit. Makina ishte duke garuar me një makinë tjetër dhe nga shpejtësia e madhe humbi kontrollin dhe përfundoi në trotuar. Ambulanca londineze mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe i transportoi 6 të lënduarit për në spital”, tha Zoe Saxby, një dëshmitar i ngjarjes nga Flanagans./tvklan.al