Rreth 100 mijë persona kanë zbritur në rrugët e Manchester për të festuar fitoren e titullit kampion nga Manchetser City.

3 autobusë me lojtarë janë nisur për të kryer atë që u quajt si parada e centurionëve. Skuadra e Pep Guardiolas u krahasua me formacionin e ushtrisë romake pikërisht për rekordin e pikëve me të cilin përfundoi kampionatin. Kjo ndodhi për herë të parë në historinë e Premier League.

Për disa kilometra deri në një nga sheshet e qytetit, autobusët janë shoqëruar nga tifozët e skuadrës.

Të gjithë lojtarët dhe trajneri janë prezantuar më pas në një skenë të ngritur enkas për këtë rast.

Trajneri Guardiola iu drejtua tifozëve më fjalët se tashmë është koha për të festuar dhe jo për të folur për ecurinë e sezonit. Për kënaqësinë e tifozëve kapiteni Vincent Company ngriti edhe një herë trofeun.

Manchester City siguroi titullin e Premier League 5 javë nga përfundimi i sezonit, duke fituar 32 ndeshje dhe duke shënuar 106 gola. Në muajin shkurt ky klubi fitoi edhe League Cup duke mundur Arsenalin.

Tv Klan