Një festë e kuruar në detaje ajo që ka organizuar ish ylli i Spice Girls, Victoria Beckham.

Festa sekrete e kopshtit, ku ishin mbledhur miqtë e saj nga bota e showbizit, kishte si qellim prezantimin e koleksionit te ri te stilistes Beckham.

Ish Girl Spice zbuloi kështu linjën e re, e cila vjen si bashkëpunim me Target.

Mami Victoria kish veshur një nga krijimet e saj. Me pantallona të stergjata ku vështirë se mund të lëvizje gjatë nga vendi… festës iu bashkua edhe vajza e saj Harper.

Jessica Alba, Naomie Harris ishin vetëm disa nga yjet e Holliwood që merrnin pjesë në festën private… sikur të mos mjaftonte, Victoria kish  marrë me qira edhe një sirene./ Tv Klan