Me mijëra tifozë verdhejeshile festuan suksesin ndaj Serbisë, trishtim në Beograd

Fitorja e parë e Brazilit në Katar 2022 u shoqërua me festime në qytetet e shtetit amerikano-latin.

 Me mijëra fansa u mblodhën në plazhin e Kopakabanas në Rio de Zhaneiro të veshur me ngjyrat vedhejeshile, e me këngë  mbështetën kombëtaren nga larg. Fitorja solli festime nën ritmin e sambas në breg të oqeanit.

Entuziazmi është i madh te tifozët se Brazili do ta fitojë për herë të gjashtë Kupën e Botës. Shqetësimi i vetëm te fansat është gjendja e yllit të ekipit Nejmar, i cili u dëmtua në kavilje.

Gjithashtu me mijëra mbështetës serbë u mblodhën në arenën e basketbollit të “Yllit të Kuq” në Beograd për të parë ndeshjen e kombëtares së tyre.

Entuziazmi ishte i madh në përfundim të pjesës së parë, por në 45 minutat e dyta nga fasnat ballkanas pati zhgënjim.

Fasnat e pranuan se Brazili bëri një lojë më të mirë, ndërsa ata shpresojnë që Serbia mund të kalojë në të 16-at e botëorrit, duke fituar dy takimet e mbetura të Grupit G.

Sfida e radhës do të jetë kundër Kamerunit, ndërsa e fundit ndaj Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit.

Klan News