Vërshëllima e arbitrit në fund të 95 minutave lojë ka bërë që të shpërthejë në festë sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.

Mijëra tifozë të mbledhur për të ndjekur ndeshjen nisën festën për fitoren e parë në një kampionat, që iu dhuroi kombëtarja.

Në pak sekonda bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me tifozë të kombëtares, që tashmë shpresojnë edhe tek një kualifikim në fazën tjetër.

I veshur me fanelën e përfaqësueses, presidenti Bujar Nishani ka ndjekur ndeshjen në prani të ambasadorit rumun në Shqipëri si dhe personalitete të ndryshme.

Festa në rrugët e kryeqytetit ka vazhduar deri pas mesit të natës.

Tv Klan